05 September 2014

Ndotesit helmues, kryesisht te trafikut

Agron  Deliu,  kimist toksikolog
Instituti i Studimeve Ambjentale, Tirane


Shkarkimet e automjeteve qe punojne me benzine jane burimi kryesor i monoksidit te karbonit (CO) ne ajrin  e atmosferave urbane.  Motorret dizel kur jane ne gjendje te  mire teknike,  shkarkojne pak CO.

Po te  shihet me  kujdes  tabela  1 e  shkarkimeve bie ne sy se makinat qe punojne me  benzine shkarkojne ne ajer rreth 50 here me shume CO se makinat qe punojne me dizel. Kjo ka disa arsye teknike, qe lidhen me vete konstruksionet e motorreve dhe regjimet e punes se tyre.  Ndersa  makinat qe  punojne me dizel  shkarkojne rreth 10  here me  pak  bloze (tym) se  makinat  me benzine.

Pergjithesisht monoksidi i karbonit eshte produkt i djegies jo te plote te lendeve djegese fosile. Ai konsiderohet ndotesi kryesor i ajrit te qyteteve, ne pikepamje te perqendrimeve te hasur ne ajer. Keto variojne nga me pak se 100 µg/m3 deri ne mbi 5000 µg/m3.Eshte pjese edhe e tymit te cigareve. Perqendrime te larte te monoksidit te karbonit mund te jene te lidhur ngushte me densitetin e trafikut te automjeteve, kushtet e motit dhe gjendjen e motorrit te automjeteve (fot. 2, 3). Nivelet e ketij ndotesi zvogelohen me te shpejte me rritjen e distances nga burimi i shkarkimit, me qe ai eshte relativisht i lehte.

Tabela 1.  Shkarkimet tipike ne ajer te automjeteve
Ndotesi                      Benzine                                                         Dizel        
                                                           (kg/ton  karburant
 
Grimcat                           2                                                               18
SO2                                 20 x %S                                                    20 x %S
NOx                               18                                                              36
CO                                 48                                                                9.8
HC                                 40                                                             28.8
Plumb                             0.76                                                            --
           

Fot. 2  Shkarkime te avullit te ujit nga nje    Fot. 3 Gazet e shkarkuar nga nje veture e
 veture e sapo  ndezur                                       ngrohur jane 90% te pa dukshem                                    








Ne harten 4 jepen perqendrimet e CO ne ajer te  matura nga sateliti i NASA dt. 06.06. 2010

 Harta 4.   Permbajtja  e CO ne  ajer ne bote,  ppbv  (x 1.16 = µg/m3)


Monoksidi i karbonit eshte me i lehte se ajri dhe  kur thithet vepron si helm kimik mbi njeriun dhe qeniet e tjera te gjalla.Ai mund te penetroje indet dhe absorbohet ne gjak, ku kombinohet me hemoglobinen e rruazave te gjakut 300 here me shpejt se sa oksigjeni, duke lene keshtu trurin dhe zemren pa oksigjen.

Megjithese eshte relativisht i qendrueshem, ai ka jete te shkurter ne atmosfere me qe oksidohet shpejt deri ne CO2 nepermjet reaksionit me radikalet hidroksile.Nje pjese e CO se atmosferes mund te kapet prej mikrobeve te tokes. Per te rritur oksidimin e CO deri ne CO2 gjate djegies se lendeve djegese, ne disa vende  po fillon te perdoret benzine e oksigjenuar, qe permban alkool etilik ose aditive te tjere gjate muajve te dimrit.

Ndotesi  tjeter i rendesishem i shkarkuar prej automjeteve eshte grupi i lendeve te permbledhura me emrin hidrokarbure. Ne kete grup bejne pjese ata alifatike dhe aromatiket (me baze benzeni). Ndersa alifatiket konsiderohen jo shume te rrezikshem per shendetin e njeriut, hidrokarburet aromatike - veanerisht ata polinukleare – krijojne probleme serioze shendetsore lidhur me efektet kronike te veprimit te demshem te tyre. Konsiderohen kancerogjene hidrokarburet polinukleare aromatike (HPA) te me poshtem: benzeni, fluoranteni, benzo(b)fluoranteni, benzo (k) fluoranteni,benzo(a)pireni(3,4benzopireni),benzo(g,h,i)perileni,indeno(1,2,3c,d)pireni, dibenzo(a,h)antraceni (1,2,5,6 dibenzoantraceni). Bashke me oksidet e azotit ato sherbejne edhe si nismetare te proceseve te smogut fotokimik.

Ne Shqiperi deri ne vitet 1990 numri i automjeteve ka qene fare i kufizuar. Brenda dy dekadave te fundit ky numer eshte rritur se tepermi, veçanerisht ne zonen Tirane - Durres ku sot qarkullojne rreth gjysma e numrit total te automjeteve. Ndotja e ajrit nga automjetet eshte tashme kryesorja ne qytetet e vendit tone (tabela 5, fot. 6).

Tab. 5   Shkarkimet  ne ajer  nga automjetet ne Shqiperi, mije ton

                                            Viti   1989    2002        2012                            Te dhenat baze
                                                                                                        
                                                                                                                  Viti 1989 –  rreth     20 000  automjete
Grimcat totale                        0.6              23.6         40.4                          Viti 2002 -  rreth    236 000       “
SO2                                                          0.4              15.0         25.4                          Viti 2012 -  rreth   400 000       “
NOx                                      0.8             30.1          51.0      
CO                                         1.5             56.4          95.6      
HC                                         0.9             32.0          54.0
Total                                      4.2            157.1        266.4      

Burimi:  ISA, Tirane 2014
             INSTAT, Tiranë 2003
             INSTAT, Tirane 2013

Fot. 6   Trafik  tipik ne Tirane (viti 2012)

Shqipëria kishte ne vitin 1990 rreth 20 mije automjete gjithfaresh, ne vitin 2002 mbi 230 mije, e ne  vitin  2012  rreth 400 mije te  tille, ku  Tirana ka  rreth 150  mije aktualisht, qe perbejne afro 40 perqind te numrit te pergjithshem te vendit.

Llogaritje te kryera ne menyre teorike per shkarkimet kryesore te ndotesve te ajrit, te ardhur si rezultat i qarkullimit normal te automjeteve ne qytetet Tirane, Durres dhe Elbasan japin rezultatet e tabeles  7.

Tab. 7  Shkarkimet vjetore te trafikut ne ajrin e Tiranes,Durresit dhe Elbasanit, viti 2012

Qyteti                                Tirane      Durres      Elbasan                           Te dhenat baze
                                                                                 
                                                                                                  Viti  2012, Tirana  –  rreth   150 000  automjete
Grimcat totale                    15.1         3.8            2.1                   Viti  2012, Durresi  -  rreth  38 000         “
SO2                                     9.5          2.4            1.3                    Viti 2012,  Elbasani -   rreth 21 000        “
NOx                                  19.1          4.8           2.7     
CO                                     35.8          9.1           5.0                                                                         
HC                                     20.3          5.1           2.8
TOTAL                             99.8         25.2         13.9    

Burimi:  ISA, Tirane 2014
             INSTAT, Tirane 2013

Ne  se  ne Tirane  shkarkimet totale ne ajer nga automjetet  do t’i referohen banoreve te saj, situata  do te kishte  pamjen e  tabela 8 dhe grafiku  8/1.

Tab. 8   Shkarkimet  per banor  nga  trafiku  ne  ajrin e  Tiranes ,  viti  2012
 Viti , 2012

Shkarkimi vjetor, mije ton
      Shkarkimi,        kg/banor

PM

15.1
20
SO2

9.5
12.6
NO2

19.1
25.3
CO

35.8
47.4
HC

20.3
26.9

Total

99.8
132.2

Graf. 8/1



Perqendrimet ne ajrin urban te monoksidit te karbonit CO kane filluar te monitorohen ne Shqiperi pas vitit 2011, me venien ne pune te stacioneve te rinj automatike. Si u vu ne dukje me pare, CO eshte ndotesi me i bollshem ne pikepamje sasiore  sepse edhe çlirimet e tij nga automjetet  jane me sasioret.

Ajo qe ka rendesi per tu theksuar ne kete kontekst eshte qe norma e lejuar sanitare/mjedisore e permbajtjes se CO ne ajrin urban eshte relativisht mjaft e larte, krahasuar me NO2, SO2 apo grimcat PM10 e PM2.5 (tabela  9). Kjo lidhet me vetite e tij toksikologjike dhe aspak me sasite e çliruara ne ajer.

Tab. 9   Permbajtja e  lejuar e  ndotesve  kryesore te  ajrit  urban, µg/m3
Ndotesi
PM10
PM2.5
   CO
SO2
NO2
Benzen
Norma e Shqiperise, mesatare vjetore (viti 2003)
60
15
10 000
60
60
1
Norma BE, mesatare vjetore (viti 2008)
40
20
10000
20
40
0.5

Ne vitin 2012 jane kryer matje te monoksidit te karbonit CO ne ajrin e qyteteve Tirane, Korçe dhe Vlore. Rezultatet  jepen ne tabelen  10, 11  me poshte, si edhe ne grafiket  10/1 dhe 11/1. Stina e ftohte ka permbajtja me te larta te CO ne ajrin urban, per efekt te shtimit te shkarkimeve te tij nga djegia e lendeve djegese fosile per ngrohje, veç shkarkimeve te automjeteve.

Tab. 10   Permbajtja mesatare vjetore  e CO ne ajer, ne Tirane, Korçe  dhe Vlore,  µg/m3
Tirana qender 2012
Korca 2012
Vlora 2012
µg/m3
µg/m3
µg/m3
Mesatare vjetore
916
914
661
Norma  KE
10000
10000
10000
 
Graf. 10/1  Paraqitja  grafike  e  permbajtjes se  CO ne ajer, µg/m3 



Tab.  11 Permbajtja  mesatare  mujore e CO ne ajrin e qendres se Tiranes, viti 2012- µg/m3                            
 

Jan
1194.8           
Shtator
846.8
Shkurt
1148.4
Tetor
812
Mars
986
Nendor
1136.8
Prill
893.2
Dhjetor
1136.8
Maj
754
 Mesatare
916.4
Qershor
696
Norma KE
 10000








Graf. 11/1 Paraqitja grafike  vjetore e CO  ne Tirane qender
 


Ne nje qytet si Korça me klime kontinentale diferenca e permbajtjes se CO ne ajrin urban mes stines se ftohte e asaj te ngrohte eshte edhe me e  shprehur  (grafiku 12) se ne  Tirane . Ajo  arrin ne mbi 300  perqind kryesisht nga shtimi i  shkarkimeve te tij ne periudhen nentor-mars nga djegia masive e  druve per ngrohje komunale.

Por te gjitha matjet e kryera per permbajtjen e monoksidit te karbonit CO ne atmosferat urbane te qyteteve shqiptare nuk japin tejkalime te normes se lejuar te ne. Edhe pse ne pikepamje sasisore ai eshte ndotesi me permbajtjen me te larte ne ajrin urban, ne pikepamje te rrezikut per shendetin e njerezve keto permbajtje jane jo sinjifikative. Eshte kjo nje dukuri mbare boterore.

Graf.  12  Ecuria ditore  e  permbajtjes se CO ne ajrin e Korces, viti 2012, µg/m3.




Ndryshe qendron puna me benzenin C6H6. Ky futet ne grupin e hidrokarbureve aromatike dhe eshte  nder  ndotesit shume te rendesishem te ajrit urban. Per kete arsye benzeni dhe komponimet homologe (te perfshire ne grupin BTX - benzen, toluen, ksilen) maten vazhdimisht e mbahen nen observim serioz te organeve te kontrollit te cilesise se ajrit ne bote.

Burimet me te zakonshem te ekspozimit te njeriut ndaj komponimeve BTX jane ajri i ndotur, veçanerisht ai i zonave me trafik te dendur automobilistik dhe i pikave te furnizimit te karburantit, si edhe tymi i duhanit. Benzeni eshte nje kancerogjen i njohur. OBSH specifikon qe ai nuk duhet te jete ne ajer me shume se 5 µg/m3. Kjo permbajtje qe siguron mbrojtjen e shendetit te njerezve e te mjedisit eshte rekomandim i OBSH , si edhe norma zyrtare e vendit tone dhe e vendeve te BE.
Ne kuadrin e mesiperm, Agjencia Nderkombetare e Kerkimeve mbi Kancerin (IARC) ka klasifikuar benzenin si kancerogjen per njeriun bazuar ne te dhenat e studimeve epidemiologjike dhe te studimeve me kafshet. Keto kane treguar qe ekspozimi ndaj benzenit mund te shkaktoje leuçemi akute  nonlimfocitike dhe çrregullime te tjera ne gjak si preleuçemi dhe anemi aplastike. Departamenti Amerikan i Shendetit dhe Sherbimeve Njerezore ka raportuar edhe nje lidhje mes ekspozimit profesional ndaj benzenit dhe çfaqjes se leucemise akute mielogjene.

Normalisht marrjet ditore te BTX jepen ne mikrogram per person (µg/dite)  (tabela 13 me poshte).

 Burimi i ekspozimit
 Benzen
Toluen
Etilbenzen
Ksilen
Frymemarrja
90 – 1 300
2 – 12 000
2 – 3 600
70 – 2 000
Pirja e duhanit
1 800
2 000
40a
Deri 190a
Ushqimib
Deri  250
Deri  64
NA
NA
      a Duke llog. 5 cigare ne dite, b Duke llog. 2 litra ne  dite.
Nivelet e permbajtjes se benzenit ne ajrin e jashtem variojne nga 0.2 µg/m3 ne  zonat fshatare  deri ne 300 µg/m3 ne qytetet industriale me trafik te dendur.

Permbajtja e benzenit ne benzinat pa plumb eshte rreth 1 deri 2 perqind. Sipas legjislacionit te Shqiperise lejohet 1 perqind. Ne pikat e furnizimit te karburantit jane kapur me matje edhe 10 000 µg/m3 benzen ne ajer.

Ne se nje njeri drejton nje veture mesatarisht nje ore ne dite  atehere ai merr deri 40 mikrogram (µg) benzen ne organizmin e tij nepermjet frymemarrjes. Kesaj i duhen shtuar edhe rreth 10 µg te tjera ne dite te llogaritura nga sasia mesatare qe ai merr nga rreth dy min ne jave te qendruara ne nje pike furnizimi karburanti.

Benzeni eshte hasur ne  nivele deri  500 µg/mne ajrin e brendshem te banesave. Ai haset edhe ne ushqime e pije. Kerkime te bera ne Angli kane gjetur benzen ne pijet jo  alkoolike ne nivele qe  arrijne   deri  28 µg/L.

Matja e permbajtjes se benzenit ne ajer ne shkalle te gjere ne krejt territorin shqiptar eshte realizuar per here te pare ne vitin 2008, me metoden e tubave difuze, ne kuadrin e projektit StEMA te BE. Pikat e zgjedhura (gjithsej 53) kane qene zona te banuara ne qytete, zona prane rrugeve me trafik automobilistik, zona industriale dhe zona fshatare. Tubat difuze per matjen e benzenit jane instaluar ne te njejtin vend me tubat e dyoksidit te squfurit SO2, monoksidit te karbonit CO dhe dyoksidit te azotit NO2. Ekspozimi ka qene mesatarisht dy jave. Me pas tubat jane kthyer ne Angli, ne laboratoret Gradko, ku edhe jane analizuar.

Pikat urbane te trafikut si burim shkarkimi dominues dhe pikat e instaluara ne zonen nafte nxjerrese te Patos-Marinzes me burime shkarkimi industrial, jane vendet ku u hasen perqendrimet me te larte te benzenit ne ajer (grafiku 14). 14 vlerat me te larta se 3.5 µg/m3 qe ne legjislacionin e BE konsiderohet si vlere e kufirit te siperm  te vleresimit per benzenin (UAT) jane ne Durres, Pogradec, Korce, Gjirokaster, Fushe Kruje, Berat dhe zonen e Patos-Marinzes, ndersa 28 vlera me pika te lokalizuara ne Peshkopi, Tirane, Elbasan, Fier, Permet, Vlore, Lezhe, Kucove dhe lokalizime te tjere ne zonen e Patos-Marinzes, jane mes kufirit te ulet te vleresimit (LAT) prej  2 µg/m3 dhe kufirit te larte te vleresimit (UAT) prej 3.5 µg/m3. Vlera me e madhe mesatare dy javore per benzenin ne ajer eshte kapur 16 µg/m3.

Graf.  14  Shperndarja e  vlerave  te  matjeve  te  benzenit  ne ajer  (2008)



Popullata qe i nenshtrohet ketyre  perqendrimeve perfaqson 70% te popullates urbane/suburbane  te vendit, ose rreth 31 % te popullates totale te tij.

11 vlerat e ulta nen ato te kufirit te ulet te vleresimit LAT jane gjetur ne gjithe tipet e pikave (urbane, suburbane dhe fshatare), ku nuk ka ndonje klase predominuese burimesh kryesore.

Te dhenat e perftuara ne vitin 2008 deshmuan se benzeni ne ajer eshte ne permbajtje qe duhen ndjekur me vemendje, veçanerisht ne zonat e tarfikut urban dhe ne zonen industriale te naftes.

Pas vitit  2011 benzeni dhe tre komponimet e tjere toluen, ksilen dhe etilbenzen, filluan te mateshin ne ajer ne dy stacionet monitorues te Tiranes, si edhe ne stacionet e Shkodres, Durresit, Korçes dhe Vlores. Sigurisht te dhenat ishin me te plota - orare, ditore - dhe japin nje tablo me te qarte te situates.

Benzeni eshte matur ne dy stacione automatike ne qender te qytetit te Tiranes dhe ne zonen e Institutit te Shendetit Publik (ISHP), si edhe ne pika te tjera te qytetit me dy seri analizash dy javore te tubave difuze (dimer/vere). Keta rezultate (tabela 15)  jane  perdorur  per te llogaritur nje vlere mesatare vjetore te permbajtjeve te  tij ne ajer.

Tabela 15   Rezultatet e monitorimit automatik  te benzenit ne Tirane, viti 2012: krahasimi me objektivat e BE.

Nr

Vendi

Ditet e monitoruara
    ndaj diteve te plota
        kalendarike, 2012

Perqendrimi  mesatar  vjetor (μg/m3).  Norma  BE = 5 μg/m3

1

  
Poliklinika
qendrore


99.5%
                          
                                      4.05                              
       
    


2

ISHP

36.1%
                     
           2.79     

           


Ne  rastin e dy  fushatave  me  tuba  difuze ne  vitin 2012,  permbajtjet mesatare te benzenit ne ajer ne μg/m3 jepen ne tabelen 16.

    Tabela  16                                                 
        Nr
Vendi
Vlera
3
Linze
2.04
4
Kombinat
1.85
5
Kodra  Dielli
2.51
6
21 dhjetori
 5.1
7
Stadiumi  S. Stermasi
2.88
8
DSHP
3.44
9
Stacioni trenit
3.15
10
Zogu i Zi
3.37
11
Klinika iraniane
3.76
12
Farmacia  10
1.74




Ne grafikun 16/1  jepen rezultatet mesatare vjetore te permbajtjes se benzenit ne ajrin e Tiranes, ne  μg/m3, te perftuar nga  dy stacionet automatike dhe pikat e monitoruara me  tuba difuze.
Graf.  16/1  Benzeni  ne  ajrin e  Tiranes,  viti  2012



 Permbajtja mesatare vjetore e benzenit ne ajrin urban te qyteteve kryesore te Shqiperise, ne vitin 2012 jepet ne tabelen  17 dhe grafikun  17/1.
Tab. 17    Permbajtja mesatare vjetore e benzenit ne ajrin urban, µg/m3,  viti 2012
 Qyteti]
Vlera  mesatare  vjetore
 Vlera maksimale ditore
µg/m3
µg/m3
Tirane qender
4.05
14.04
Durres
2.36
7.52
Shkoder
0.97
8.68
Vlore
0.94
3.32
Korce
1.91
15.96
Graf. 17/1

 
Verehet qe permbajtja e  benzenit edhe pse brenda normes mesatare vjetore prej 5 µg/m3,  ne ajrin e qendres se Tiranes eshte me e larte se ne qytetet e tjere. Kjo lidhet me intensitetin me te madh te trafikut atje dhe shkarkimet e tij. Verehet edhe qe vlerat maksimale ditore jane me te larta ne Tirane e ne Korçe, dhe i takojne stines se dimrit kur ndikimit normal te trafikut i shtohet edhe benzeni i liruar nga djegia e druve per ngrohje (grafiku  18, 99).

Graf. 18   Ecuria ditore e benzenit ne ajer, µg/m3, Tirane, viti 2012,

Graf. 19   Ecuria ditore e benzenit ne ajer, µg/m3, Korçe, viti 2012,

Duke bere nje shikim te pergjithshem te permbajtjes se benzenit ne ajer ne kontinentin europian, do te kishim pamjen e hartes 20. Ne kete harte ku Shqiperia akoma nuk ka percjelle te dhenat e veta, qytetet e monitoruar te ne vitet e fundit do perfshiheshin ne pikat me ngjyre jeshile te erret deri ne te kuqe.

Harta 20 - Perqendrimet mesatare vjetore te benzenit ne ajer ne Europe, µg/m3,  viti 2011         
                                                               
 Burimi : EEA  Report _9-2013, Air  Quality  in Europe – pp.85
Pikat me ngjyre jeshile te erret i korespondojne perqendrimeve nen nivelin e references te OBSH (1.7 µg/m3); pikat jeshile – perqendrimeve nen kufirin e ulet te vleresimit (LAT – 2 µg/m3); pikat ngjyre portokalli –  perqendrimeve ndermjet kufirit te  ulet te  vleresimit  LAT dhe  kufirit  te  larte  te  vleresimit  UAT (3.5 µg/m3); pikat e kuqe – perqendrimeve nen vleren e lejuar prej 5 µg/m3 por me te larte se kufiri i siperm i vleresimit UAT; pikat e kuqe te erreta – perqendrimeve qe kapercejne vleren e lejuar  prej 5 µg/m3.



My Blogger Tricks

No comments:

Post a Comment